Uji Dea

Gjilani pajtohet me barazhin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shënues: Lirian Ferati 47’ – Egzon Krasniqi 44’, Blendi Bregovina 65’. Gjilani ka pësuar edhe njëherë në fushë të vet dhe tashti i ka humbur të gjitha gjasat se mund të inkuadrohet në Superligë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Gjilani tashti rangun më të lartë të garave mund t’a kërkojë vetëm nëpërmjet ndeshjes së barazhit. Ata sot janë mposhtur nga ekipi i Kosovës së Prishtinës, i cili po lufton për mbetje në ligë.Gjilani – Kosova (P) 1:2 (0:1).

Gjilanasit u pa se nuk janë të interesuar për fitore, andaj që në start janë paraqitur me një përbërje të dytë. E tërë pjesa e parë është zhvilluar në mes të fushës dhe kështu në gjuajtjen e parë në portë mysafirët kanë kaluar në epërsi. Egzon Krasniqi, nga anash ka gjuajtur dhe topi mbi duart e portierit Xhemajli është përplasur në rrjetë. E tërë kjo ka ndodhur në minutën 44.

Në pjesën e dytë, posa ka filluar loja, Lirian Ferati nga një pozitë ballore ka gjuajtur dhe e ka barazuar rezultatin. Mysafirët ia kanë dalë të shënojnë golin e fitores në minutën 65, kur Bregovina shpërtheu deri në brendi dhe me një gjuajtje të fortë ka qëlluar këndin e poshtëm të majtë të vendasve.

Gjilani – Kosova (P) 1:2 (0:1)

Mobi Casa

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 50. Gjyqtarë: Festim Dogani, Hivzi Osmani, Nexhat Bajrami. Shënues: Lirian Ferati 47’ – Egzon Krasniqi 44’, Blendi Bregovina 65’. Kartoni i verdhë: Ferati.

Gjilani: A. Xhemajli, Hyseni (G. Kosumi), S. Kosumi, Ferati, Kastrati (Tahiri), B. Xhemajli, Ramadani, Marovci, Dubova, Arifi, Leka. Trajner: Sadullah Ajeti.

Kosova (P): Rexhepi, Ferati, Ademi, Kryeziu, G. Krasniqi, Zeqiri, Bregovina, Durmishi, E. Krasniqi, K. Krasniqi (Pajaziti), Zeka (Uka), Trajner: Naim Pevqeli./rajonipress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.