Gjilani padrejtësisht i përjashtuar nga projektet kapitale zhvillimore

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ramiz Ramadani nga komisioni për zhvillim ekonomik dhe agrokulturë në LDK ka thënë se Komuna e Gjilanit, padrejtësisht është përjashtuar nga të gjitha projektet kapitale zhvillimore të cilat krijojnë mundësi për punësim të qytetarëve. Edhe pse qytetarët Gjilanas janë taksapaguesit më të mirë dhe më të rregullt për vite të tëra në Kosovë, këtu mungojnë rrugët me shumë korsi ( autostrada ), shumë të nevojshme për zhvillim.

Ramiz Ramadani në një konferencë me gazetarë ka thënë se Komisioni për zhvillim ekonomik dhe agrokulturë me kujdesin më të madh dhe në mënyrë të vazhdueshme përcjellë të gjitha zhvillimet në këtë sektor.

“Komuna e Gjilanit, padrejtësisht është përjashtuar nga të gjitha projektet kapitale zhvillimore të cilat krijojnë mundësi për punësim të qytetarëve. Edhe pse qytetarët Gjilanas janë taksapaguesit më të mirë dhe më të rregullt për vite të tëra në Kosovë, këtu mungojnë rrugët me shumë korsi ( autostrada ), shumë të nevojshme për zhvillim, dhe në vend të angazhimit për hapjen e pikës kufitare në Stançiç, si një mundësi për zhvillim, krijohen barriera shtesë për kalimin e kufirit të ndërsjellë me luginën e Preshevës” tha Ramadani.

Sipas tij dukuri shumë shqetësuese kohëve të fundit është mbyllja e bizneseve individuale të cilat nuk po mund t`i përballojnë ekonomisë së egër të qendrave tregtare. Këto qendra tregtare mallrat i japin në aksion pa asnjë kriter, shpeshherë me afat të skaduar dhe nën çmimin e kostos ( pastrim të parave) dhe bizneset individuale me këtë trend nuk kanë mundësi që të ushtrojnë veprimtari biznesore.

Gjithashtu, për këto biznese problem shumë të madh paraqet fiskalizimi, ngase këto pajisje kanë çmime shumë të larta. Çmimi më i lirë i një arke fiskale është 645 €, e njëjta arkë në Republikën e Maqedonisë kushton 230 € dhe në Bullgari 130 €.

Ramadani tha se ditë më parë Qeveria komunale paraqiti para Kuvendit buxhetin për vitin fiskal 2013 dhe vlerësimet e hershme për vitin 2014-2015. Ky buxhet paraqet në mënyrën më të saktë gjendjen e rëndë dhe të pa perspektivë në të cilën ndodhet ekonomia e komunës së Gjilanit. Ky buxhet nuk u votua nga LDK – ja , ngase planifikimi i shpenzimit të këtij buxheti nuk siguron zhvillim ka thënë Ramadani.

Sipas Ramadanit nga të hyrat vetanake të planifikuara 3.600.000 € ( e realizueshme ), planifikohen këto shpenzime: 98.000 € për paga, shtrohet pyetja për cilat paga kur dihet se pagat janë të destinuara nga niveli qendror, dhe e dyta këto mjete nuk lejohet ligjërisht të përdorën për paga dhe mëditje. 2.240.000 € ose 62.22 % planifikohen për shpenzime operative, që shikuar me kujdes del se nga këto mjete planifikohet shlyerja e borxheve të komunës ndaj operatorëve ekonomik, tashmë të ditura publikisht dhe vetëm 35 % e këtyre mjeteve ose 1.261.797 € planifikohen për investime kapitale.

Uji Dea

Ramadani tha se nga përshkrimi i atyre pak projekteve dhe prioriteteve për tri vitet e ardhshme, shihet qartë se këto prioritete janë të ndikuara dhe nuk përfshihen të gjitha lokalitetet. Një numër i madh i lokaliteteve si: Velekinca, Llashtica, Pograxha, Nasala, Haxhaj, Shurdhan etj, janë të përjashtuara dhe nuk parashihet asnjë projekt për tri vitet e ardhshme.

Duke ofruar shifra konkrete dhe projekte konkretet Ramadani tha se te projektet zhvillimore për bujqësi, si dega më e rëndësishme ekonomike në këto rrethana, parashihen: Drunj dekorativ 56.000 € dhe participim të projekteve me donator 4.000 €, për vitin 2013. Drunj dekorativ 56.000 € dhe participim të projekteve me donator 4.000 €, për vitin 2014. Drunj dekorativ 56.000 € dhe participim të projekteve me donator 4.000 €, për vitin 2015. Ky projekt i drunjve dekorativ jo vetëm se nuk ka lidhje me zhvillim të bujqësisë, por është shndërruar në pengesën kryesore të zhvillimit të bujqësisë mendon Ramadani.

Në këto rrethana kollapsuese, ndoshta do të kishim pasur mirëkuptim sikur 4.000 € të planifikoheshin për drunj dekorativ, dhe 56.000 € për participim të projekteve me donator.

Ramadani tha se nga sektori i Pylltarisë e vlerësojmë punën e mundimshme që e bëjnë rojet e pyllit, të cilët gjatë periudhës janar – shtator të këtij viti kanë konfiskuar nga prerësit ilegal 400 m3 asortimente drurore, por e kundërshtojmë fuqishëm abuzimin me këto lëndë drurore. Në ankandin publik këto dru për djegëje ju kanë shitur kompanisë PYLLA në Gjilan me çmim 18 € / m3 , dhe nga e njëjta kompani janë furnizuar Shkollat me dru për djegëje me çmim 35 € / m3.

Së fundi një shqetësim të veçantë e kemi për mbjelljet vjeshtore, ku bujqit u goditën rëndë nga thatësia që ka mbretëruar gjatë afatit të mbjelljeve ( është një fatkeqësi natyrore me dëme shumëfish më të mëdha se sa vërshimet, breshëri etj), dhe në këto raste detyrë e Drejtorisë së Bujqësisë do të duhej të ishte sigurimi i mjeteve shtesë me qëllim që bujqve të ju dilet në ndihmë, ngase rriten dukshëm shpenzimet e naftës për përgatitjen e ngastrave, po ashtu rritet edhe sasia e farës për mbjellje.

“Dhe në vend të këtij mobilizimi, si duket kjo Drejtori e cila dikur prezantonte raporte jo reale për investime milionëshe në këtë sektor, është e falimentuar dhe nuk do të ketë mundësi që as ato 50.000 €, të parapara për pleh dhe farë për mbjelljet vjeshtore tu ofroj bujqve. Për pasoj do të kemi shumë ngastra të pa mbjellura ( djerrina ) dhe ato ngastra që u mbollën nuk premtojnë shumë. Nga dështimi i plotë shpëtuam falë Zotit, që na dhuroi këto të reshura të vonshme” tha Ramadani./rajonipress/