KKVITI

Gjilani pa drita, qytetarët me humor të hidhur: “Mos lësho pe, mos lësho rrymë” bëhet moto e revoltës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjysma e qytetit të Gjilanit vazhdon të përballet me ndërprerje të gjata të energjisë elektrike, duke e zhytur për orë të tëra në errësirë mijëra familje. Në mungesë të zgjidhjeve konkrete dhe reagimit institucional, qytetarët kanë zgjedhur ironinë dhe humorin e hidhur si formë proteste, duke e shndërruar moton “Mos lësho pe, mos lësho rrymë” në simbol të pakënaqësisë publike në rrjetet sociale.

Revolta qytetare po merr përmasa kreative. Mejdi Selmani nga Malisheva, përmes një postimi të drejtpërdrejtë, ka ironizuar situatën duke shkruar thjesht, por fuqishëm: “Mos lësho pe, mos lësho rrymë”, një fjali që tashmë po qarkullon gjerësisht në hapësirën sociale.

Në të njëjtën linjë reagimi, Besim Salihu ka publikuar një video nga lagjja e tij, e mbuluar nga errësira totale, duke e shoqëruar me një mesazh thumbues:

ARKATANA

“#Çorapet me lesh dhe #çebet Dormeo i pranoj dhuratë këtë dimër… #MosLshoPe – rri në terr.”

Këto reagime pasqyrojnë jo vetëm humorin qytetar, por mbi të gjitha zhgënjimin e thellë ndaj gjendjes së krijuar dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale. Qytetarët e Gjilanit po përballen me një realitet të rënduar energjetik, që sipas tyre është pasojë direkte e keqmenaxhimit dhe mungesës së planifikimit nga qeveria Kurti dhe përgjegjësit institucionalë, përfshirë edhe Martin Berishajn.

Ndërkohë që errësira vazhdon, zëri i qytetarëve po ndriçon rrjetet sociale, si një formë proteste, rezistence dhe thirrje për përgjegjësi publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.