ARKATANA

Gjilani organizon pritje për kampionin e botës Erzen Rrustemi

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Komuna e Gjilanit do të organizoj pritje madhështore për kampionin e botës në boks në versionin WBF, Erzen Rrustemi, i cili arrin në këtë qytet të shtunën.

Komuna e Gjilanit është duke bërë përgatitjet finale rreth organizimit të pritjes së Rrustemit me një koncert madhështor te sheshi “Agim Ramadani”, me pjesëmarrje të rock grupeve dhe këngëtarëve të mirënjohur të muzikës popullore, përderisa audiencës do t’i drejtohet për një fjalë rasti kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kampioni i botës në boks, në versionin WBF, Erzen Rrustemi.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Erzen Rrustemi është krenaria e Gjilanit, Kosovës dhe e mbarë shqiptarëve, duke thënë se meriton t’i bëhet një pritje madhështore.

Mobi Casa

“Atë që e ka bërë Erzeni, nuk e ka bërë asnjë shqiptar deri më sot. Të shpallesh kampion bote në boks, është vërtetë arritje e jashtëzakonshme. Prandaj, Gjilani e mirëpret kampionin me një pritje të veçantë, ashtu siç i ka hije”, ka theksuar Haziri.

Ndryshe, me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri, Kuvendit Komunal i Gjilanit pati shpallur boksierin Erzen Rrustemin “Nderi i Qytetit”, në ceremoninë për më të dalluarit e vitit, qershor 2015-qershor 2016./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.