Fundamenti

Gjilani organizon për herë të parë garat e sportit shkollor në disiplinën e notit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Për herë të parë në historinë e sportit shkollor, sot u mbajtën garat komunale në not, për shkollat e mesme të ulëta të Gjilanit.

Organizimin e garave e ka bërë Shoqata e Sportit Shkollor, e mbështetur nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe është konfirmuar se mbështetja edhe gjatë të ardhmes do të jetë në zhvillimin e aktiviteteve sportive në shërbim të krijimit të kushteve më të mira për nxënësit.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka falënderuar për angazhimin maksimal që janë duke dhënë mësimdhënësit e edukatës fizike të cilët janë pjesë e proceseve të rëndësishme në profesionin e tyre dhe krijimit të hapësirës për nxënësit që të jenë aktiv në sportin shkollor.

FIDANISHTJA

Në këto gara në kategorinë e meshkujve klasa e tetë dhe e nëntë, vendin e parë e zuri Jetlum Limani, nga shkolla “Agim Ramadani” në Zhegër, vendin e dytë, Bledion Ahmeti, shkolla “Dëshmorët e Kombit” nga Livoqi i Ulët dhe vendin e tretë, Auron Hajrullahu, shkolla “Thimi Mitko” në Gjilan.

Në kategorinë e vajzave për klasat e teta dhe nënta, vendin e parë Anila Ajeti, shkolla “Musa Zajmi”, vendin e dytë Lina Latifi, shkolla “Thimi Mitko” dhe vendin e tretë, Elda Bajrami, shkolla “Sadulla Brestovci”.

Në kategorinë tjetër të garave të djemve për klasat e gjashta dhe shtata vendin e pare e zuri Altin Ajeti shkolla “Musa Zajmi”, ndërsa në kategorinë e vajzave për këto shkolla vendin e parë e zuri Altina Kosumi nga shkolla “Sadulla Brestovci”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.