RCCOLA

Gjilani organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së simbolit të qëndresës e sakrificës, Fatime Hyseni

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të simbolit të qëndresës dhe sakrificës, Fatime Hyseni, nënës së tre dëshmorëve të kombit, Ramadan, Shaban dhe Ilmi Hyseni, është mbajtur mbledhje komemorative, e cila është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në fjalën e rastin, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka folur në emër të Lutfi Hazirit, ka deklaruar se Fatime Hyseni është sinonim i nënës fisnike, të njeriut të qëndresës dhe sakrificës, duke i dhënë atdheut tre djem dëshmorë.

“Nëna Fatime nuk është më në mesin tonë, por vepra e saj prej heroine në shërbim të atdheut, do të jetoj për sa të jetë jeta. Është rast i rrallë që një nënë i jep atdheut tre djem dhe qëndron me krenari, dinjitet e vendosmëri deri në frymën e fundit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe bashkëluftëtarëve të Ramadan, Shaban dhe Ilmi Hysenit”, ka thënë Ismaji.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, theksoi se sot jetojmë të lirë në saje të kultivimit të ndjenjës së lirisë nga nëna Fatime për bijtë e saj.

UBT

“Nëna Fatime ka pasur vështirësitë e jetës ashtu si të gjitha nënat e heronjve dhe njerëzve që janë flijuar për vendin tonë. Nuk ka qenë e lehtë për të, për shokët e qytetarët, ajo periudhë kur armiku donte të shfaroste qenien shqiptare, por që me vetëdije të plotë, djemtë e nënës Fatime u vunë në rreshtin e UÇK’së, që përfundimisht i dhanë goditjen e fundit armikut shekullor. Të rralla janë nënat që i përcjellin djemtë për sakrificën e fundit”, tha Isufi.

Në emër të shoqatava të dala nga lufta e UÇK’së, ka folur Qëndrim Baftiu, ndërkaq në emër të familjes Hyseni ka folur nipi i Fatimes, Eugeni, i cili e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për organizimin e kësaj akademie dhe për telegramin e ngushëllimit.

Të nderuara familje të dëshmorëve, familjarë, miq e kolegë, Të nderuar qytetarë të Gjilanit, Ju njoftojmë se pas një sëmundje të shkurtë, ka ndërruar jetë Fatime Hyseni, nana e tre vëllezërve dëshmorë, Ramadan Hyseni, Shaban Hyseni, dhe Ilmi Hyseni. Nanë Fatimja, edhe pse me gjysmë forcë e me shumë dhimbje, arriti të pritë e përcjellë qytetarë nga e gjithë Kosova, edhe përtej saj. Krahas dhimbjes për rënien e tre djemve të saj për lirinë e atdheut, krenaria ishte më e madhe për të, arriti ta përballonte dhimbjen, sepse e kuptoj saktë se djemtë e saj fituan pavdekësinë. Varrimi i të ndjerës bëhet me datë 18.09.2019 ( e mërkurë), me namazin e drekës nga ora 13:00, në varrezat e fshatit Verbicë e Zhegovcit. Të pikëlluarit, Familja Hyseni./rajonipress/