UBT

Gjilani organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Artan Bunjaku

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Organizuar nga Zyra e Kryetarit në Gjilan, është mbajtur të dielën mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit të matematikës, Artan Bunjaku, i cili ndërroi jetë papritur, të shtunën.

Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, ka folur drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, i cili e ka vlerësuar lartë veprën e profesor Bunjakut.

“Artani ka qenë njeri me plot virtyte e sinqeritet. I përkushtuar në punë me nxënësit, mik me kolegët e gjithë neve që e patëm fatin ta njohim. Ndarja me Artanin në këto kohë të vështira, bëhet humbje e madhe jo vetëm për familjen…..po edhe për Gjimnazin dhe përgjithësisht arsimin në Komunën tonë”, ka thënë, përpos tjerash, Gagica.

Drejtori i gjimnazit “Zenel Hajdini”, Sami Hoxha, Bunjaku bëri një jetë jo të gjatë, por një jetë shumë të pasur e me vlera.

ARKATANA

“Në emër të gjithë profesorëve, nxënësve dhe prindërve t’ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku. Sot, gjimnazi është ndryshe nga ditët tjera. Po e kujtojmë një shok, koleg e pedagog i cili na ka dhënë kurajo në çdo moment dhe kurajo e tij na bënë të jemi krenarë. Ai bëri një jetë jo të gjatë, por një jetë shumë të pasur e me vlera. Ai do të jetë frymëzim për ne”, tha Hoxha.

Në emër të kolegëve ka folur profesor Enver Këqiku, i cili tha se Artan Bunjaku ishte dhe do të mbetet shembull i një punëtori arsimor të përkushtuar.

Ndërkohë, në emër të familjes ka folur djali i të ndjerit, i cili i ka falënderuar të gjithë për respektin e madh që kanë treguar për figurën e Bunjakut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.