HW

Gjilani organizon garat komunale në lëndën e matematikës

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit sot ka nisur të mbahen garat komunale në lëndën e matematikës me të gjitha përgatitjet që janë bërë nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe kësaj gare sot po i nënshtrohen 120 nxënës nga të gjitha shkollat e Gjilanit nga klasat VI, VII dhe VIII.

Në fjalën e saj kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka uruar të gjithë nxënësit për suksese, duke i falënderuar ata për traditën pozitive të krijuar në Gjilan, në rrafshin e dijes me rezultatet e nxënësve talent në matematikë.

“Falënderojmë për punën e madhe që po bëhet bashkërisht me nxënësit, mësimdhënësit dhe DKA-në. Gjithmonë ndjehemi krenar me rezultatet e nxënësve nëpër gara e olimpiada mbarëkombëtare që organizohen nga klubi i matematikanëve. Posaçërisht na gëzon fakti që sot kemi të pranishëm edhe klubin “Paskal” nga Tetova, ku këtë vit me mbështetje të Komunës së Gjilanit organizojnë garën mbarëkombëtare e cila do të mbahet në qytetin tonë”, ka thënë në fjalën e saj, kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

ARKATANA

Kurse, Ushtruesja e Drejtorit të Arsimit, Shqipe Kastrati Haziri, ka thënë se rritja e konkurrencës së dijes përmes garave si kjo e sotmja, është një faktor shumë i sigurtë në ecjen tonë për rritjen e cilësisë në shkollat tona.

E nga ana e tij, kryetari i Klubit “Paskal”, Agim Buklla, ka falënderuar Komunën e Gjilanit dhe kryetarin Lutfi Haziri, për mbështetjen e dhënë në organizimit të garave mbarëkombëtare shqiptare në Gjilan. Ai tha se kjo garë po i paraprinë garës tre ditore e cila do të organizohet me datat 19, 20 dhe 21 maj.

Ndryshe, rezultatet e testit publikohen gjatë ditës së sotme, pas orës 16:00, ndërsa ato zyrtare me datën 2 maj 2017./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.