UBT

Gjilani organizon Gala Mbrëmje humanitare më 27 dhjetor për fëmijët me nevoja të veçanta dhe nënat pa përkujdesje

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe me përkrahje të rotarianëve të Gjilanit, më 27 dhjetor do të organizohet Gala Mbrëmje humanitare për t’i dalë në ndihmë fëmijëve me nevoja të veçanta, nënave pa përkujdesje dhe personave të tjerë me nevoja të veçanta.

Për këtë ngjarje, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takim përfaqësuesit Klubit Rotarian “Gjilani”, Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema”, Shoqatës “Liria” dhe shoqatës “Handikos”.

Pas takimit, kreu i gjilanasve ka apeluar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të vazhdojnë të bëhen solidar në mbështetje të fëmijëve dhe nënave.

“Përfitues nga kjo mbrëmje do të jenë drejtpërdrejt fëmijët me nevoja të veçanta, që kanë nevoja për lehtësim dhe integrim të barabartë sepse besojmë në parimin e barazisë. Zoti dikujtë nuk i ia ka dhënë një shqisë apo një organ, por ia ka zhvilluar tjetrën. Komuna jonë është shembulli më i mirë se si duhet të vendosjes barazia mes njerëzve”, tha Haziri.

Haziri ka falënderuar të gjithë donatorët e mbrëmjes humanitare të vitit 2014, nga kontributi i të cilëve janë ndërtuar 47 shtëpi për familjet ne nevojë.

Uji Dea

“I falënderoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët kontribuuan jashtëzakonisht shumë për ndërtim të 47 shtëpive. Nga ai fond paguajmë qira për 41 familje, 40 shtëpi të tjera i kemi renovuar, ndërkaq në edhe shtatë shtëpi të tjera do të ndërtohen”, ka theksuar Haziri.

Ndërsa, aktori i mirënjohur, Fatmir Spahiu, i cili do ta moderoj këtë mbrëmje, ka përgëzuar kryetarin Lutfi Haziri për iniciativën, duke besuar në mbështetjen e madhe të njerëzve të vullnetit të mirë.

Përfaqësuesit e rotarianëve “Gjilani” dhe shoqatave “Pema”, Liria e Handikos, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për organizimin e kësaj mbrëmje, përderisa kanë bërë thirrje që të mbështeten këto kategori, duke iu krijuar mundësi më të mira për jetesë.

Ndryshe, mbrëmja humanitare do të mbahet më 27 dhjetor me fillim në ora 20:00 dhe me transmetim të drejtpërdrejt të Radio Televizionit të Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.