GRANDEMALL

Gjilani organizon 23 debate publike për Planin Zhvillimor Komunal

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar pika mjaft të rëndësishme.

Në veçanti, në këtë takim është diskutuar për përgatitjen e debateve publike me qytetarët për Planin Zhvillimor Komunal, ku u konfirmua se është gjithçka gati për fillimin e organizimit të këtyre debateve me interes të madh për Komunën dhe qytetarët.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se nga e hëna (4 shkurt) do të filloj organizimi i 23 debateve publike për PZHK, duke ftuar qytetarët, profesionistët, forumet e ndryshme, bizneset dhe OJQ-të që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u informuar, për të dhënë sugjerime, këshilla dhe ide në procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal.

FIDANISHTJA

Orari i takimeve publike me qytetarët për Planin Zhvillimor Komunal gjendet në uebfaqen zyrtare të Komunës:

https://kk.rks-gov.net/gjilan/inc/uploads/sites/11/2019/01/PZhK_Aranzhimet-e-takimeve-me-qytetar%C3%83%C2%AB_Korrigjuar.pdf

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.