Eko Higjiena

Gjilani organizoj garën mbarëkombëtare në Bodyboulding dhe Fitnes

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit me mbështetje të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri është mbajtur kampionati mbarëkombëtar në Fitnes “Men’s Classic” dhe në Bodybouldingut, i organizuar nga Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, në të cilin kanë marrë pjesë garues të shumtë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

“Kjo sallë është e vogël për të bërë vend për të gjithë të interesuarit. Komuna e Gjilanit është e përkushtuar për sportin. Ka investuar dhe do të vazhdojmë tutje me investime, sepse kryetari Haziri në programin e tij, ka planifikim të posaçëm për secilën disiplinë sportive. Urojmë të gjithë garuesit dhe dëshirojmë që aktivitete të tilla sportive të kemi gjithnjë e më shumë”, ka thënë mes tjerash përgjegjësi për sport, Malazog Hoxha.

Ndërsa kryetari i federatës së Bodybuildingut të Kosovës, Esat Lata, Boban Goroski, nga Maqedonia dhe sekretari i federatës shqiptare, Rando Kukeli, kanë vlerësuar lartë angazhimin dhe punën që është bërë në Gjilan për sportin, derisa njëzëri kanë pranuar se kjo garë është më e mira e organizuar në këtë disiplinë deri më tani.

Rezultatet e garës mbarëkombëtare të mbajtur në Gjilan janë si vijon:

1. Kategoria Men’s Physique junior deri 23 vjet, vendi i parë, Rilind Lama – Gjakovë,

2. Kategoria Men’s Physique deri 174 centimetra, vendi i parë, Qemal Gashi – Pejë,

3. Kategoria Men’s Physique deri 178 centimetra, vendi i parë, Rilind Lama – Gjakovë,

4. Kategoria Men’s Physique mbi 178 centimetra, vendi i parë, Ilir Spahija – Pejë,

5. Kategoria Apsolut Men’s Physique, kampion Apsolut, Rilind Rama – Gjakovë,

6. Kategoria Apsolut Mbarëkombëtar Men’s Physique, Edmond Met Hasani – Shqipëri,

Kategoria Men’s Classic

1. Kategoria Junior deri 23 vjet, vendi i parë Aldon Sadiku – Ferizaj,

2. Kategoria Men’s Classic deri 180 centimetra, vendi i parë, Aldon Sadiku – Ferizaj,

3. Kategoria Men’s Classic mbi 180 centimetra, vendi i parë, Barlet Muhaxhiri – Gjakovë,

4. Kategoria Apsolut Men’s Classic, kampion apsolut, Barlet Muhaxhiri – Gjakovë,

Uji Dea

Kategoria Women Wellnes Femrat vendi i parë, Gentiana Beqa, Prishtinë,

Kategoria Women Physique vendi i parë Fitore Hana – Gjakovë,

Kategoria Women Physique Mbarkombëtarë Femrat, Gabriela Trupi – Tiranë

Kategoria Body Fitness femrat, vendi i parë Edona Luta – Prishtinë,

Kategoria Ëomen Body Fitness mbarkombëtarë, vendi i parë Holta Pilz – Tiranë,

Kampionati i Kosovës në bodybuilding

1. Kategoria deri në 23 vjetë, vendi i parë Argjir Osmani – Gjilan,

2. Kategoria deri në 70 kilogram, vendi i parë Valmir Sabedini – Gjilan,

3. Kategoria deri në 80 kilogram, vendi i parë Betim Krasniqi – Gjilan,

4. Kategoria deri 90 kilogram, vendi i parë, Kujtim Lepaja – Prishtinë,

5. Kategoria deri 100 kilogram, vendi i parë, Xhevat Asllani – Ferizaj,

6. Kategoria mbi 100 kilogram, vendi i parë, Prend Duhani, Klinë,

7. Kategoria veteran mbi 40 vjet dhe mbi 50 vjet janë Bajram Musliu – Gjilan dhe Sherif Flugaj – Prizren,

Ndërsa kampion absolut i Kosovës dhe kampion mbarëkombëtar në bodybuilding është Betim Krasniqi nga Gjilani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.