Eko Higjiena

Gjilani organizoi koncert të muzikës klasike në nderim të 93 qytetarëve të cilët e humbën betejën me COVID-19

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nën organizimin e Zyrës së Kryetarit në Gjilan, duke respektuar masat anti-COVID-19, është mbajtur të martën koncerti “Requiem of Hope” nga ClassiKos, në nderim të 93 qytetarëve të Gjilanit të cilët e humbën betejën me COVID-19.

Para se të nis koncerti, në emër të kryetarit Lutfi Haziri, ka folur drejtoresha e Kulturës në Gjilan, Deniza Limani.

“Sonte bëjmë homazh për 93 qytetarët tanë të cilët e humbën betejën me virusin, i cili e ka gjunjëzuar botën dhe Kosovën. Është emocion për me dalë me folë këtu, sepse edhe unë e kam humbur një anëtare të familjes sime. Falënderoj shumë grupin e Klasicos që janë sonte me ne, sikurse që i falënderoj qytetarët prezëntë sonte”, tha Limani, derisa ka falënderuar mantelbardhët për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë gjithë kohës së pandemisë.

Mobi Casa

ClassiKos sollën një koncert të përmasave më ndryshe të muzikës serioze, ku u interpretuan vepra madhështore nga Moxart, R. Dhomi, C. Zadeja, T. Albinoni dhe A.Peterson te cilat u performuan nga profesionistët e Gjilanit: Orkestrina dhe Kori nën udhëheqjen artistike të Burhan Azizi me dirigjente Florentina Rushiti – Bajrami dhe në piano Ndriqim Bajrami.

Secila vepër e sjellur në skene, ishte e përmbushur me shumë emocion. Një lidhje e pa përshkruar mes thjeshtësisë së melodisë dhe interpretuesve ku shprehej kontrasti i mprehtë mes të bukures dhe dhimbjes.

Ndryshe, në skenë për secilën jetë të humbur nga ky virus ishte ndezur nga një qiri./rajonipress/