UBT

Gjilani organizator i turneut mbarëkombëtarë në hendboll

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë KH “Zhegra” organizon nga data 20-21 nëntor turneun mbarëkombëtarë në hendboll i cili mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës ku pritet të marrin pjesë katër klube nga Kosova , Shqipëria e Maqedonia.

Komuna e Gjilanit do të jetë e vetmja në Kosovë që do të organizojë turnirin mbarëkombëtarë në hendboll për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë turnir i cili organizohet nga KH “Zhegra” pritet të marrin pjesë katër ekipe nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Bajram Isufi kryetar i KH “Zhegra” dhe Veton Nevzadi drejtor i kulturës dhe sportit kanë mbajtur një takim me gazetarët duke e cilësuar këtë turnir si një pasuri dhe begatim në fushën e sportit.

Mobi Casa

Bajram Isufi tha se turniri është mbarëkombëtarë dhe në te pritet të marrin pjesë KH “Tirana”, KH “Rinia” nga Maqedonia , derisa nga Kosova pritet të marrë pjesë KH “Drenica”.

Veton Nevzadi drejtor i kulturës tha se ky zhvillim dhe ky turnir e begaton jetën sportive për nder të festave të nëntorit. Turniri mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës dhe të drejtorisë së kulturës dhe fillon më 20 e 21 nëntor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.