UBT

Gjilani “nxjerr biletën” për Evropë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në ndeshjen e fundit të Superligës së Kosovës në futboll në mes Flamurtarit dhe Gjilanit, e cila u zhvillua në stadiumin “Xhemajl Ibishi” në Prishtinë ,”bardhekuqët” e Gjilanit kanë fituar me rezultat 1-0 me golin të cilin e shënoi Keita Razak.

Në ndeshjen të jesh apo të mos jesh, si për Flamurtarin njashtu edhe për Gjilanin të cilat ishin me aspirata të kundërta Flamurtari për mbijetesë ndërsa Gjilani për të marrë pjesë në Kupat Evropiane, ekipa e Gjilanit gjatë 90 min ka treguar ndeshje më të mirë.

Futbollistët e Gjilanit në pjesën e parë kanë rrezikuar nëpërmjet Halilajt dhe Plakut, por në dy rastet kanë dështuar.

Shpëtimtari i Gjilanit në ndeshjet e fundit Keita Razak në minutën e 73-të, nga një pozitë e vështirë mposht portierin e Flamurtarit, Ardit Nika.

RCCOLA

Në stadiumin e “Xhemajl Ibishit” sot janë parë edhe shumë shikues edhe pse ishte e ndaluar, dhe pas golit të shënuar është fyer në baza racore futbollisti i Gjilanit, Keita Razak.

Futbollistët vendas kanë luajtur nga minuta e 85-të, me një futbollist më pak pasi me karton të kuq ndëshkohet Stullqaku.

Me këtë fitore futbollistët e Gjilanit garat do ti vazhdojnë në kupat evropiane, ndërsa Flamurtari humb statusin e Superligës në futboll./rajonipress/