UBT

Gjilani nuk qëndroi deri në fund në “Fadil Vokrri”

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Derbi javës së VI-të, në Superligën e Kosovës ka dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet në mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Në fund të kësaj ndeshje fitores ju gëzua Prishtina në minutat shtesë me golin të cilin e shënoi Alban Shillova, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë.

Golin e epërsisë futbollistët e Prishtinës e arrinë në minutën e 13-të, pas një kundërsulmi të shpejt Shillova gjenë Ergyn Ametin i cili nuk e pati të vështirë ta mposht Kenan Haxhihamzën e Gjilanit.

Në minutën e 27-të, Progni patë mundësi të shënon por Visar Bekaj i Prishtinës intervenon duke shpëtuar rrjetën e tij.

Në minutën e 71-të, Bedri Grecaj gjuan furishëm por jashtë portës së portierit Visar Bekës.

UBT

Pas presionit të vazhdueshëm të futbollistëve të Gjilanit në minutën e 84-të, portieri Visar Bekaj intervenon dobët e këtë e shfrytëzon mjaft mirë Bedri Grecaj duke e gjetur pjesën e epërme të portës dhe realizon në 1-1.

Arbitri i këtij derbi Dardan Qakaj kishte sinjalizuar 5 minuta shtesë dhe në minutën e 94, Alban Shillova heroi i këtij derbi shfrytëzon moskujdesin e futbollistëve të Gjilanit dhe nga 13 metra mposht portierin Haxhihamzën e Gjilanit, duke i sjell tri pikë të mëdha skuadrës së tij.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani pas ndeshjës ka deklaruar.
“Lojën e falëm vet bëmë gabime amatoreske, merituam më shumë nga kjo ndeshje shpresoj se këto gabime do ti eliminojmë nga ndeshjet e ardhshme”.

Në javën e VII-të, Gjilani është nikoqirë i derbit më të madh në vend me skuadrën e Dritës./rajonipress/