Gjilani nuk ndalet, sjell edhe një futbollist nga Shqipëria
Skuadra e Gjilanit është bërë “fole” për futbollistët e Shqipërisë kësaj radhe krerët e Gjilanit kanë arritur marrëveshje me mesfushorin Gerhard Prognin i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës Teuta nga Durrësi.
Futbollisti shqiptar nga Durrësi Progni i cili për gjatë 10 viteve ka ndërruar 10 herë klubet shqiptare në Shqipëri pritet që ekspeditës së Gjilanit t`i bashkëngjitet sot apo nesër 32 vjeqari Gerhard Prognin i cili është i gjatë 1,85 cm më herët ka djersitur fanellat e skuadrave si Partizan, Besa, Dinamo, Flamurtari, Kukësi, Skëndërbeu, Zira, Teuta për tu rikthyer edhe një herë në Partizan e nga Partizani rikthehet në Teutën e Durrësit
32 vjeqari në fillim të karrierës së tij ka mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë U- 19 në tri ndeshje ndërsa në atë U -21 ka zhvilluar 10 ndeshje./rajonipress/


