United Hospital

Gjilani nuk mundi ti bën ballë Llapit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në javën e 10 të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e Llapit e ka mposhtur me rezultat bindës Gjilanin 3-1.

Ashtu siç është pritur se “bardh e kuqët” e Gjilanit, do ta kenë vështirë në këtë përballje ajo edhe ndodhi, në minutën e 6-të, Festim Alidema ngrit epërsinë në 1-0.

Futbollistët e Gjilanit në minutën e 40-të, nuk konkretizojnë nga pika e bardhë gjuajtjen e Nikës portieri Afrim Ademi e mbron në mënyrë bravuroze.

Egzon Sinani në minutën e 55-të, me kokë mposht Kaqiun e Gjilanit, ndërsa një minutë më herët Gjilanasit i shpëton horizontalja pas gjuajtjes së Rexhepit.

Mobi Casa

Rezervisti Egzon Zeqiri në minutën e 67-të, shënon gol të bukur pasi më herët shërbehet mirë nga bashkëlojtari i tij Namani.

Golin e nderit për Gjilanasit e shënon mbrojtësi Magani, pas disa kombinime të mira shënon nga 14 metra për rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas ndeshjes trajneri, Sedat Pajaziti ka deklaruar
“Në disa momente të caktuara kemi luajtur mirë, futbollistët ende nuk po e kuptojnë mirë njëri tjetrin, na duhen disa përforcime më shumë se 6 futbollist cilësor nuk i kemi në skuadër”.

Në javën e ardhshme futbollistët e Gjilanit janë nikoqir të Feronikelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.