Uji Dea

Gjilani nuk mposhtë dot Prishtinën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Skuadra e Gjilanit vazhdon traditën duke mos e mposhtur Prishtinën në garat e Superligës. së Kosovës në futboll. Edhe një herë u dëshmua se skuadra nga kryeqendra e Kosovës është mjaft e papërshtatshme për “bardh e kuqët” e Gjilanit.

Gjatë 90 minutave kryesisht ndeshja u zhvillua në mesfushë duke kërkuar dy skuadrat që nëpërmjet kundërsulmeve të arrijnë portat kundërshtare.

Mysafirët nga Prishtina shumë lehtë kanë mundur të kalojnë në epërsi kur sulmuesi Shpend Kelmendi gjuan me kokë por portieri Faton Maloku shpëton gol të sigurt.

Mysafirët nëpërmjet kundërsulmeve në minutë e 23 nëpërmjet Driton Krasniqt nga 6-7 metra gjuan me kokë i cili përfundon jashtë portës.

Në min. e 30 dhe 33 Dren Gashi i Gjilanit patë mundësi të sjell skuadrën e tij në epërsi por në dy rastet ngatërrohet duke dështuar.

Në minutën e 35 tifozët “Skifterat” sjellin spektakël në stadium duke lëshuar një dron me fotografin e tifozit Ismajl Morina “Ballisti” duke kërkuar lirimin e tij nga burgu, ky gjest u përcjell me ovacione nga shikuesit në stadium.

Shpend Kelmendi në min 39 i vetmuar gjuan me kokë por portieri Maloku me mbrojtje bravuroze shpëton portën e tij.

FIDANISHTJA

Gjilanasit rastin më të mirë për shënim e kishin në min, e 43 kur Eminhaziri gjuan jashtë shtyllës pingule të mysafirëve.

Pjesa e dytë kryesisht u zhvillua në gjysmë fushë me ndërprerje të aksioneve të dy skuadrave pa raste shënimi

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit Sedat Pajaziti deklaroi:”Prishtina u mbrojt kishin motiv më shumë ne sot nuk e patëm ditën tonë, nuk na shkoi asgjë për dore”.

GJILANI PRISHTINA 0-0

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues- 1500
Gjyqtar- Kelmendi, Berisha, Sekiraqa, Isufi.
Karton të verdhë Shaqiri,(Gj), Islami (P).

Gjilani – Maloku, Shala, Kastrati, Hasani, Kera (Shaqiri), Krasniqi, Mustafa, Eminhaziri, Rusi, Shabani,(Maliqi) Gashi(Haxhimusa).

Prishtina – Bekaj, Krasniqi, Kuka, Millovic, Makolli(Boshnjaku), Thaqi, Islami, Begolli(Gashi), Kelmendi(Berisha), Osmani, Shala./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.