Gjilani nuk mori më shumë se një pikë me Flamurtarin
Skuadra e Gjilanit nuk e ka filluar edicionin pranveror ashtu siç duhet nga dy ndeshjet pranverore ka arkëtuar vetëm një pikë. Në ndeshjen me Flamurtarin “bardh e kuqët” e Gjilanit treguan formë jashtëzakonisht të dobët duke mos krijuar gjatë 90 minutave raste shënimi.
Gjatë tërë ndeshjes Gjilanasit krijuan vetëm dy gjysmë raste së pari në minutën e 44 Fiton Hajdari dështon nga 5-6 metra. Rastin i dytë ishte në minutën e 63 rezervisti Alasane Razak nga 3-4 metra gjuan mbi portën e portierit të Flamurtarit Flamur Nezirit i cili sot ishte i pa punë.
Gjilanasit në dy raste kërkuan penallti në minutën e 6 dhe atë 67 ku sipas tyre futbollistët e Flamurtarit kishin luajtur me dorë.
Mbrojtësi i djathtë i Flamurtarit Lorik Maxhuni në minutën e 80 për pak sa nuk shënon në portën e tij duke tentuar ta largon topin ai godet pingulën e tij të portës.
Futbollistët “kuqë e zinjë” të Flamurtarit gjatë 90 minutave nuk krijuan asnjë rast të vetëm që të rrezikojnë portën e Kenan Haxhihamzës së Gjilanit.
Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit Alban Hyseni deklaroi;
“Nuk u paraqitëm ashtu siç duhet në këtë ballafaqim duhet sa më shpejt të rikthehemi te rezultatet pozitive”.
Ndërsa trajneri Arsim Thaqi theksoi:””Ishte lojë mjaft e vështirë jam i kënaqur me rezultat dhe angazhim ndërsa kundërshtarit nuk i lejuam hapësirë në fushë këtu ishte suksesi ynë”.
Arbitri kryesor i kësaj ndeshje Selim Isufi nga Mitrovica në fund të ndeshjes e ndëshkon me karton të kuqë mbrojtësin e djathtë Lorik Maxhunin të Flamurtarit pasi që ky me disa shikues të Gjilanit kërkuan to qërojnë hesapet fizikisht, për këtë gjest të Maxhunit u deshtë të intervenojnë personat zyrtar dhe Shërbimi Policor.
Në javën e 20 Gjilani udhëton në Prizren për tu takuar me Lirinë./rajonipress/


