Hidromorava

Gjilani nuk ka të ndalur fiton edhe në Skenderaj

/ 1 minutë lexim

Futbollistët e Gjilanit nuk mundi t`i ndal as Drenica në Skenderaj, “bardh e kuqët” mposhtën skuadrën e Drenicës me rezultat 0-2.

Epërsinë e Gjilanasve e arriti në minutën e 16-të, së pari Shabani harkon e më së miri gjendet Gerhad Progni i cili realizon për 0-1.

Vendësit kishin rast të mirë shënimi në minutën e 47-të, por gjuajtjen e Argjend Mustafës e mbron Haxhihamza.

Eco Higjiena

Në minutën e 65-të, Fjori Jonuzi shënon “eurogol” duke e lënë të shtangur portierin Arion Ymerin.

Futbollistët e Gjilanit dëshmuan lojë të pjekur gjatë 90 minutave duke mos i lënë asnjë mundësi t’ju rrezikohet fitorja.

Nga katër ndeshje të zhvilluara Gjilanasit kanë tubuar 9 pikë duke ndarë pozitën e parë me rivalin lokal Dritën./rajonipress/