Eko Higjiena

Gjilani nuk e harron figurën dhe krijimtarinë kolosale të Beqir Musliut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të shtunën krijues, gazetarë, familjar e kanë përkujtuar Beqir Musliun me rastin e 71 vjetorit të lindjes dhe 20 vjetorit të vdekjes. I tërë ky përkujtim që i bëhet Beqir Musliut tregon se Gjilani, Anamorava dhe Kosova nuk e harrojnë për asnjë moment figurën e ndritur e kolosale të Beqir Musliut.

Krijues nga treva të ndryshme të Kosovës e trojeve shqiptare të shtunën u mblodhën bashkë për të nisur Trekëndëshin poetik që sivjet i kushtohet Beqir Musliut.

Ishin këta krijues që manifestimin e nisën pikërisht me nderimin që i bënë tek varri Beqir Musliut.

Sabit Rrustemi në cilësinë e organizatorit të “Ars Club Beqir Musliu” tha se këtë vit i tërë manifestimi “Trekëndëshi i Karadakut” i kushtohet Beqir Musliut. “Ne po e nderojmë dhe respektojmë Beqir Musliun, sepse ai me veprat e tij dhe me krijimtarinë e tij aq të pasur e ka nderuar Gjilanin, Anamoravën e tërë Kosovën” tha Rrustemi.

UBT

Ndryshe poetë nga Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore e Shqipëria, kësaj radhe, nga ky trekëndësh kufitar, i përkushtohen emrit dhe veprës së shkrimtarit gjilanas, Beqir Musliut, në 20 vjetorin e vdekjes, duke përuruar librin studimor të Yrjet Berishës ( tashmë i ndjerë): “Poetika e Beqir Musliut” i botuar këto ditë përmes shtëpisë botuese “Beqir Musliu”.

Nehas Sopaj, ( Universiteti i Shkupit ) do flas për librin si dhe krijimtarinë letrare të Beqir Musliut, ndërsa do deklamohen edhe poezi nga opusi i poetik i Beqir Musliut nga ana e aktorit gjilanas Ramadan Kurti si dhe Xhezide Selimit e Adem Ajvazi.

Ndryshe, shkrimtari Beqir Musliu ka lindur më 11 qershor të vitit 1945 dhe ka vdekur më 24 qershor 1996. Ai është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frënge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedonase, sllovene, serbe dhe kroate./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.