Mobi Casa

Gjilani nuk do ta lëshojë rastin…

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Sabit Rrustemi – Albin Kurti nuk e solli në Gjilan frymën e fitores, por frymën e nxitjes dhe të konfliktit ndërmjet gjilanasve. Ai, nuk e shpalosi as Vizionin për Gjilanin por, urrejtjen ndaj pretendentëve për kryetarë të Gjilanit, Lutfi Hazirit e Zenun Pajazitit, të cilët realisht kanë mbështetje më shumë se i propozuari i tij. Ai, nuk e mbështeti realisht as Sami Kurteshin por, përmes emrit të tij dhe në konakun e tij, fyu rëndë dhe shpifi sa mundi kundër dy pretendentëve real për ta marrë drejtimin e Gjilanit e, sidomos kundër Lutfi Hazirit po, edhe mbështetësve të shumtë të tij.

Ai, madje, nuk e paraqiti as Programin e kësaj Lëvizjeje për Gjilanin por, paraqiti aftësitë e tij për të fyer, etiketuar e nxitur turmën kundrejt atyre që s’mendojnë si ai, s’veprojnë si ai dhe nuk iu binden thirrjeve të tij.

Ai, madje shkoi dhe më larg, preku dhe në privatësinë e njërit prej pretendentëve më të mëdhenj për ta fituar Gjilanin, Lutfi Hazirin, duke përuruar botërisht, jo gjuhën e një lideri ( larg qoftë ) por, gjuhën e një rrugaçi.

Ai vetëm na bindi se SHIK-u e ndonjë shërbim tjetër, ishin dhe janë lule karshi Lëvizjes së tij.

Ai, me gjuhën, fjalorin dhe zgërdhirjen e tij, na dëshmoi se nuk është ndryshimi dhe as fati i mirë i Kosovës, por, zvetënimi dhe e keqja e këtij vendi.

Ai, harroi se është në Gjilan, në qytetin e paqes e të demokracisë, në qytetin e njerëzve të mirë e mikpritës, në qytetin i cili ka dhënë shumë për Kosovën e shqiptarët.

Fundamenti

Ai madje harroi se pikërisht ata të cilët provoi për t’i përulur e fyer më fjalorin e tij tejet patetik, Lutfi Haziirin e Zenun Pajazitin, shumë më shumë se ai e duan, e çmojnë dhe kanë kontribuar e kontribuojnë për Gjilanin.

Çuditërisht, disa nga ata që thirren ende si gjilanas, si Hydajet Hyseni, Shemsi Syla, e ndonjë tjetër, në vend se t’ia tregojnë derën, heshtën. Heshti dhe vetë Sami Kurteshi, i cili pati rastin të distancohej nga ai fjalor tepër fyes, sidomos ndaj Lutës, duke shkelur kështu, jo vetëm në nderin e tij dhe të familjes së tij po, edhe të atyre që e kishin mbështetur në ditët më të vështira, në mesin e të cilëve ishte dhe babai i Lutës, tashmë i ndjeri baca Emrush, për të cilin jo fort moti kishte thurrur elozhe.

Me një fjalë, Sami Kurteshi për një post të cilin e pretendon kot, shkeli bukën e ngrënë dhe, edhe traditën shqiptare, pak nga ëndja e tij e, më shumë i nxitur prej “liderit” të tij.

Samiu e lëshoi rastin për ta fituar besimin e gjilanasve, kurse Albini për t’u përurua si lider i njëmendtë.

Por, Gjilani nuk do ta lëshoi rastin për t’i ndëshkuar me votë. Dhe, jo më larg se në këtë të diele…

Zhegër, 20 tetor 2017

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.