Mobi Casa

Gjilani nuk din për fitore drejt barazhit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në javën e 29 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas skuadra lidere e Superligës Feronikeli me lehtësi ka mposhtur Gjilanin duke e ofruar edhe më afër barazhit.

Ashtu siç është pritur skuadra e Feronikelit e kreu tërë punën në pjesën e parë duke shënuar dy gola çka ishin të mjaftueshëm për gjatë 90 minutave për ti arkëtuar tri pik drejt titullit të kampionit.

Golin e parë e shënoi sulmuesi Kastriot Rexha i cili me kokë në minutën e 8 e detyroi portierin Haxhihamzën ta nxjerr nga rrjeta e tij topin.

ARKATANA

Golin e dytë e arritën në minutën e 34 së pari mbrojtësi Fisnik Papuqi në mënyrë të palejuar e pengon Rexhën në zonë të rreptësisë ndërsa arbitri Kreshnik Vula tregon pikën e bardhë i pa gabuar ishte Jean Carioca për rezultatin 2-0.

Gjatë tërë ndeshjes futbollistët e Gjilanit asnjëherë nuk arritën të rrezikojnë portën e portierit Troshupa i cili ishte i pa punë.

Trajneri i Gjilanit Gentjan Mezani i zhgënjyer pas ndeshjes deklaroi “Futbollistëve të mij po ju mungon disiplina në lojë ndërsa ne duhet të gjejmë forcë e e cilësi brenda skuadrës që në ndeshjet e ardhshme të gjejmë fitore”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.