FITORJA

Gjilani njofton të rinjtë për procedurat dhe mënyrën e aplikimit në programin e USAID-it, EMPOWER

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit është mbajtur sot takimi i përbashkët në mes të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, organizatës Help dhe EMPOWER, programit të USAID-it, ku temë e takimit ishte skema e granteve të cilat do të ndahen për të rinjtë e Komunës së Gjilanit.

Në fjalën e saj drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik Valbona Tahiri ka falënderuar organizatën HELP dhe USAID-in, duke inkurajuar të rinjët që në mënyrë aktive të jenë pjesë e kësaj skeme të granteve për arsye se ata do të jenë përfituesit më të mëdhenjë.

Njëkohësisht drejtoresha Tahiri, ka potencuar se angazhimi i Komunës së Gjilanit dhe kryetarit Lutfi Haziri është maksimal, që bashkëpunime të kësaj natyre të ketë në vazhdimësi, për mbështetje të të rinjëve dhe krijimin e lehtësirave më të mëdha na të bërit biznes në Gjilan.

Fundamenti

Kurse, Gent Saraçi, përfaqësues i organizatës HELP, ka theksuar se do të përfshihen të gjithë të rinjët e komunës tonë pa përjashtim si dhe ofroi informata në lidhje me plotësimin e aplikacionit për trajnim, kriteret e përzgjedhjes si dhe është përgjigjur në pyetjet e të rinjëve në lidhje me skemën e granteve.

Mentor Rexhepi, përfaqësues i programit EMPOWER – USAID ka bërë të ditur se ky nuk është projekti i fundit që do të përkrahet nga USAID pasi që kanë në plan që përveç këtij projekti në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Organizatën HELP të implementojnë edhe 3 projekte ku do të përfshihen të rinjët nga Komuna e Gjilanit edhe atë, trajnimi praktik në punë tek Bizneset, ku kandidatët kanë mundësi të punësohen tek ato kompani, pastaj trajnime lidhur me shkathtësitë në fushën e Teknologjisë Informative që implementohet së bashku me Universitetin Amerikan në Kosovë – AUK dhe trajnimi në mësimin e gjuhëve të huaja si gjuha gjermane dhe gjuha angleze që implementohet përsëri nga Universiteti Amerikan në Kosovë – AUK.

Drejtoria për Zhvillimin Ekonomik, përmes zyrtarëve të saj, do të jetë në shërbim të të rinjëve për t’i informuar ata për plotësimin e aplikacioneve për trajnim dhe aplikacioneve për aplikim për grante, por assesi nuk do të bëjë mbushjen e aplikacioneve për aplikantët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.