RCCOLA

Gjilani nis zyrtarisht projektin e bashkëpunimit ndërkufitar me Çairin (Shkupin e Vjetër)

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Ka nisur mbrëmë zyrtarisht projekti i bashkëpunimit ndërkufitar mes Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Çairit në Shkup, grant ky i fituar nga IPA fondet e Komisionit Europian në vlerë prej 550 mijë eurosh.

Ceremonia zyrtare është bërë mbrëmë në hapësirat e Delegacionit të Unionit Evropian në Shkup, ku ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti e përfaqësues tjerë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha me këtë rast se ky program do të jetë në shërbim qytetarëve të të dyja qyteteve, në dhënien e kontributit dhe ndihmës në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në zonën ndërkufitare përmes mbështetjes për profesione tradicionale.

Uji Dea

Programi i bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Maqedoni ka për qëllim zhvillimin e sipërmarrësisë e zejeve tradicionale në Komunën e Gjilanit si dhe zhvillimin e Çarshisë së Vjetër dhe zanateve brenda Çarshisë.

Projekti i përbashkët do të zgjasë 18 muaj, me buxhet të përgjithshëm për të dyja komunat prej 550 mijë euro./rajonipress/