United Hospital

Gjilani nis ushtrimin “Reagimi i Përbashkët 2016”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës ka filluar ushtrimin fushor “Reagimi i Përbashkët 2016”, i cili po mbahet nga data 27 – 30 qershor.

Kjo Drejtori, si pjesë e ushtrimit, është duke ju përshtatur skenarit të ushtrimit të hartuar nga FSK dhe Planit Kontingjent.

“Kapacitetet e Drejtorisë, ku përfshihen zyrtaret dhe stafi ndihmës, i cili sipas “Planit kontingjent për përballimin e mundshëm të refugjatëve” dhe me “Planin operativ emergjent” janë pjesë Qendrës Operative Emergjente, e cila menaxhon situatën. Pjesëmarrësit e angazhuar janë edhe nga Policia e Kosovës, Kryqi Kuq, SHZSH, Drejtoria e Shëndetësisë – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare”, ka deklaruar drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu.

Mobi Casa

Ai ka informuar se Qendra Operative Emergjente edhe sot ka koordinuar operacionet në terren, duke ngritur postkomandën e incidentit në fshatin Pogragjë, e cila ka menaxhuar simulimin me rreth 300 refugjatë, ku është bërë evidentimi, trajtimi ushqimor dhe shëndetësor, si dhe transportimi i tyre në qendrën kryesore të strehimit në palestrën e sporteve në Gjilan.

Gjatë zhvillimit të operacioneve Qendrën Operative Emergjente e kanë vizituar njësitë monitoruese të KFOR- it amerikan, gjerman dhe turk të shoqëruar nga pjesëtarët e FSK – së. Ushtrimi vazhdon edhe në ditët në vijim sipas planifikimit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.