United Hospital

Gjilani nis programin e renovimit të 37 shtëpive për familjet në nevojë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nisur sot implementimin e programit të renovimit të 37 shtëpive për familjet në nevojë, nga fondi i solidaritetit dhe ai komunal.
Në nisjen e këtij programi ka marrë pjesë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se mbi 180 mijë euro do të kushtoj implementimi i këtij programi.

“Sipas kërkesës dhe vlerësimit të komisionit komunal për banim social, janë 37 shtëpi që janë projektuar në fazën renovimit. Familja e Naser Malokut, është familja e parë që ne fillojmë renovimin dhe do të vazhdojmë edhe me 36 shtëpitë tjera për familjet me gjendje të rëndë sociale, të cilat kapin vlerën e mbi 180 mijë eurove. Do të vazhdojmë ta ndihmojmë çdo familje në territorin e Komunës sonë, në mënyrë që të vendosim një barazi sociale”, u shpreh Haziri.

Ai ka paralajmëruar se së shpejti, Komuna e Gjilanit do të nis edhe me ndërtimin e e tetë shtëpive për familjet skamnore.

“Komuna e Gjilanit do të rifillojë edhe ndërtimin e pesë shtëpive të tjera nga fondi komunal, ndërkaq edhe 3 donatorë të tjerë janë lajmëruar për të ndërtuar shtëpi për familjet në nevojë, të cilat do të përgjigjen në muajin e bekuar të Ramazanit. Apeloj tek njerëzit e vullnetit të mirë që sipas mundësive, të dhurojnë edhe troje, meqë Komuna nuk ka të drejt ligjore të ndaj troje”, tha kryetari Haziri.

United Hospital

Një fjalë falënderimi për kreun e Komunës dhe donatorët pati pronari i shtëpisë që ka nisur renovimi, Naser Maloku, i cili ka shfaqur gëzimin që shumë shpejt do të jetoj dinjiteshëm në shtëpinë e tij.

Në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata” të mbajtur me iniciativën e kryetarit Haziri në nëntorin e vitit 2014, janë premtuar 11 shtëpi, ndërkaq janë në fazën e finalizimit 28.

“Është hera e parë që në një mbrëmje trefishohet premtimi publik. Është tejkaluar çdo lloj parashikimi ynë, falë mbështetjes së donatorëve. Jam shumë i lumtur për këtë”, ka përfunduar kryetari Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.