UBT

Gjilani nis pastrimin e ambienteve të hapura nga mbeturinat dhe deponitë e egra‏

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me kompaninë “Eco – Higjiena”, kanë filluar pastrimin e mbeturinave në Pendën e Livoçit, me qëllim të largimit të mbeturinave të shumta të cilat janë grumbulluar në këtë liqen, nga pakujdesia e qytetarëve të pandërgjegjshëm të cilët hudhin mbeturina vend e pa vend.

Komuna e Gjilanit, respektivisht drejtoria, në kuadër të kontratës që ka me kompaninë “Eco – Higjiena”, kanë nisur pastrimin e Pendës së Livoçit, duke bërë që në të njëjtën kohë të bëhet pastrim dhe riciklim, kjo falë angazhimit edhe të kompanisë private “Riciklimi”, e cila mbeturinat e riciklueshme menjëherë i grumbullon dhe përgatit për tu ricikluar, ndërsa mbeturinat tjera deponohen në Deponinë e Mbeturinave.

Eco Higjiena

Zyrtarë të drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë njoftuar se me përmirësimin e kushteve atmosferike, në ditët në vijim do të punohet në pastrimin e ambienteve të hapura, largimin e deponive të egra për të krijuar ambienti të përshtatshëm dhe të pastër për të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.