ARKATANA

Gjilani nis pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve si masë preventive kundër Covid19

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit, sot në mëngjes ka nisur aktivitetin për pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve dhe trotuareve, në kuadër të rekomandimeve të kryetarit Haziri dhe Komisionit Emergjent, si masë preventive për t’i mbrojtur qytetarët nga mundësia e përhapjes së virusit COVID19.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, në prononcimin para gazetarëve, ka thënë se kjo është masë preventive për t’i mbrojtur qytetarët e Gjilanit dhe në varësi prej vlerësimeve të gjendjes kjo edhe mund të përsëritet me të vetmin qëllim që ambient ku lëvizin qytetarët të jetë i dezinfektuar.

FIDANISHTJA

“Me rekomandimin e kryetarit Haziri dhe vlerësimeve të Komisionit emergjent për mobilizim kundër Covid-19, kemi marrë këtë veprim në terren për dezinfektimin e rrugëve dhe trotuareve. Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie dhe fton të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent me kujdes maksimal dhe njëkohësisht për çdo dyshim, luten që të paraqiten në institucionet shëndetësore për t’u testuar. Nuk ka vend për panik në asnjë moment, sepse Komuna e Gjilanit ka marrë të gjitha masat për parandalimin e këtij virusi”, ka thënë drejtori Korça.

Ai ka shprehur një falënderim të veçantë për kompaninë El-Bau dhe Zuka, të cilat janë duke bërë pastrimin e rrugëve dhe dezinfektimin e tyre në mënyrë vullnetare dhe kështu puna e Komunës së Gjilanit në këto raste emergjente po bëhet më e lehtë me ndihmën që merret në vazhdimësi nga kompanitë gjilanase./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.