GRANDEMALL

Gjilani nis fushatën e korrje-shirjeve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka hapur sot zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve në fshatin Nasalë.

Kryetari Haziri ka apeluar me këtë rast që të shfrytëzohet çdo minutë në këtë kohë të mirë për korrje, për ta çuar grurin në shtëpi.

“Unë uroj të gjitha familjet bujqësore që janë marrë me punimin e tokës sot. Janë afro 3 mijë hektarë të mbjella me grurë që kanë mobilizuar 70 autokombajnerë. Unë apeloj që të shfrytëzohet kjo kohë e mirë për korrje. Lehtësimin që e kemi bërë përmes Drejtorisë së Bujqësisë në subvencione dhe tash me marrëveshjen e re me “Hib Petrol” për uljen e pagesës për naftë, është në kuadër të pakos që e kemi premtuar për familjet bujqësore”, tha Haziri.

Eco Higjiena

I pari i Gjilanit theksoi se qëllimi i Komunës është që të mos mbetet asnjë pëllëmbë toke pa e punuar.

“Uroj që ky bereqet për këto familje të jetë që e mbush sofrën plot. Vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe t’i përgatisim kulturat vjeshtore t’i përgatisim në mënyrën më të mirë. Qëllimi ynë është që të mos mbetet asnjë pëllëmbë e tokës që jep bereqet, pa u punuar sepse është dhuratë e Zotit dhe është kërkesë për çdo familje që bukën ta fitojmë me djersën tonë”, ka theksuar Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.