Mobi Casa

Gjilani nis aksionin për pastrimin e varrezave të qytetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Gjilan sot ka nisur aksioni për pastrimin e varrezave të qytetit, i cili do të vazhdoj deri në pastrimin e plotë, ka thënë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili së bashku me kryetarin Lutfi Haziri dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame, filluan këtë aksion në pastrimin e varrezave të qytetit.

“Apelojmë që këtë aksion secili ta shndërron në aktivitet praktik në pastrim dhe mirëmbajtje, para shtëpisë, lagjes dhe fshatit të vet. Shëndeti publik është më i rëndësishmi, prandaj bazuar në këtë rolin kryesor në këtë e ka ambient i pastër, gjelbërimi dhe përkujdesja më e madhe”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Fundamenti

Ndërsa, Naim Aliu, kryetar Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, ka thënë se pastërtia e shpirtit, trupi dhe rrethit ku jetojmë është detyrë e secilit që të angazhohet në çdo kohë.

“Ne e besojmë caktimin e Zotit dhe në këtë muaj të Ramazanit, sikur çdo herë, jemi të përgatitur që të ballafaqohemi edhe me të papriturat që mund të na vijnë sikur kjo pandemi, por besimtari në asnjë mënyrë nuk e ka lënë adhurimit ndaj Zotit, kujdesit ndaj higjienës dhe në këtë fazë do të jemi të vendosur edhe në pastrimin e ambientit”, ka thënë kryetari Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.