Gjilani nikoqir i aktiviteteve “Ditët e Rinisë 2015”
Gjilan – Komuna e Gjilanit ishte nikoqire e ditës së rinisë në kuadër të “Ditët e Rinisë 2015”, me moton “Rini, merr pjesë edhe t`i”, aktivitete të mbështetura nga MKRS/ Departamenti i Rinisë.
Ky aktivitet sipas Xhevat Bajramit nga MKRS dhe Bujar Hazirit nga sektori i kulturës organizohet sipas objektivave të parapara me Strategjinë Kosovare për Rininë 2013 – 2017, përmes së cilave bëhet ngritja e nivelit të përfshirjes sociale në jetën shoqërore si dhe zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme kulturore, sportive dhe rekreative për të rinj.
Të premten në Gjilan janë zhvilluar një numër i madh i aktiviteteve rinore në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës ku janë zhvilluar edhe disa aktivitete që lidhen me ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore./rajonipress/

