Fundamenti

Gjilani nënshkruan marrëveshje me “Caritas-in” zviceran

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Arsimit, Nazmi Musa, kanë nënshkruar të enjten marrëveshjen me “Caritas-in” e Zcicrës për periudhën 2015-2017, përmes së cilës do të mbështeten klasat parashkollore, duke u nisur nga furnizimi me pajisje moderne, trajnimin profesional për edukatorët “Të mësuarit dhe zhvillimi i fëmijës përmes lojës”, por edhe angazhimet në zhvillimin e strategjisë parashkollore në zbatimin e arsimit të detyrueshëm.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka falënderuar “Caritas-in” zvicran, që në bashkëpunim me drejtorinë e Arsimit, nënshkruam partneritet bashkëpunimi për periudhën dy vjeçare.

“Sot Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Arsimit dhe “Caritas-i” zviceran, kanë nënshkruar marrëveshjen e partneritetit për mbështetjen për arsim, konkretisht Institucioneve Parashkollore. Falënderoj “Caritas-in” Zvicran për mbështetjen e vazhdueshme që po i bënë institucioneve të arsimit. Unë i kam siguruar që Gjilani për shkak të përqendrimit dhe prioritetit që ka në arsim, zotohet që ta përmbushë në interes të përgatitjes së gjeneratave më të reja, për ciklin shkollor dhe ciklin e jetës që i pret”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Haziri.

United Hospital

Ndërsa nga ana e tij, Kreshnik Basha, shef i “Caritas-it” zviceran në Kosovë, ka thënë se kjo organizatë do të mbështes klasat parashkollore në shkollat e Gjilanit.

“Kjo marrëveshje parasheh mbështetjen në forma të ndryshme të klasave parashkollore. Poashtu, do të ofrohet edhe një trajnim i çertifikuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, për edukatorët që janë të përfshirë në këtë cikël të arsimit. Theksoj se bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit është i përkryer. Jemi të gatshëm që ta zgjerojmë këtë bashkëpunim edhe në vitet tjera. Në këtë Komunë, kjo do të jetë pakoja e dytë e ndihmave dhe nuk do të jetë e fundit, besojmë shumë se do të ketë edhe të tjera”, tha ai, pas nënshkrimit të marrëveshjes. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.