Mobi Casa

Gjilani në vitin 2019 nis me ANAMOR Music Festival

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim regjisorin e njohur gjilanas me famë botërore, Jasmin Rexhepi, i cili jeton dhe vepron në Islandë.

Haziri, pasi e ka falënderuar Rexhepin për vizitën në Gjilan, e përgëzuar për sukseset e mëdha që ka treguar në fushën e artit në botë.

Nga ana e tij, regjisori Jasmin Rexhepi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, përderisa e ka prezantuar idenë e mbajtjes së festivalit të muzikës ANAMOR Music Festival, i cili parashihet të nis për herë të parë në Gjilan, në verën e vitit 2019.

ARKATANA

Kryetari Haziri e ka përkrahur idenë e Rexhepit, duke shfaqur zotimin se Komuna e Gjilanit është e gatshme ta mbështesë me krejta kapacitetet.

Ai tha se Gjilani duhet ta ketë një brend të festivalit të natyrës së ANAMOR, në të cilin pritet të performojnë edhe yje të muzikës botërore.

Përndryshe, përveç lëmisë së tij si regjisor, Rexhepi ka edhe festivalin e tij të muzikës M For Mayhem në Rejkjavik, duke qenë edhe promoter i muzikës, ndërkaq vlen të theksohet se ai kishte marrë pjesë edhe në festivalin e Cannes (Short Corner), me dy filma të shkurtër të tij, La Monique Oubliee dhe Letter to My Widow./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.