UBT

Gjilani në pritje të projekteve të mëdha dhe të atyre të premtuara nga LVV

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarët gjilanas vazhdojnë të presin realizimin e projekteve të mëdha të proklamuara nga LVV dhe të premtuara nëpër fushatat zgjedhore.

Qyteti i Gjilanit vazhdon të mbetet i izoluar dhe pa ndonjë “joshje” për Qeverinë e Kosovës.
Autostrada e Gjilanit vetëm në ëndërr mund të bëhet realitet sepse punimet janë duke shkuar shumë ngadalë.

Edhe projektet e mëdha që janë premtuar nga LVV nuk po shihen askund.

Milaimi qytetar gjilanas thotë se po presin të ndodh mrekullia.

”Unë nuk pres ndonjë befasi, e as mrekulli prej këtyre të LVV sepse këta ishin demagogë e rrenca. Ende asnjë projekt të hajrit se kanë filluar në Anamoravë, përkundrazi vetëm sa i kanë penguar ato” shprehet ai.

Uji Dea

Zymeri një tjetër qytetar thotë se Gjilani dikur qyteti më i favorizuar nga Qeveritë qendrore për shkak të fuqisë financiare që ka pasur, e tani është në fund të pusit.

“Shpresoj shumë që LVV të dënohet me votë nga qytetarët sepse janë treguar shumë jo serioz në punë dhe të papërgjegjshëm në veprime. Këta ishin veç për facebook e asgjë tjetër” mendon Zymeri.

Ylberi një student thotë se ka pritur shumë nga LVV por është dëshpëruar shumë.

“Nuk mund të gënjej sepse kam pritur shumë po tani po e shoh që ata nuk po dinë dhe nuk po kanë guxim të punojnë e të investojnë në zhvillimin e Gjilanit” tha Ylberi./rajonipress/