Uji Dea

Gjilani në mungesë të projekteve zhvillimore po i përjeton momentet më të rënda, opozita duhet të zgjohet nga gjumi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Opozita po vazhdon me reagime shterpë dhe të pafuqishme me ndryshue situatën e rëndë që po ndodhë në këtë qytet i cili ka mbetur jetimë dhe i anashkaluar nga Qeveria. LVV e ka fundosur Gjilanin, edhe me mos punë edhe me demagogji shprehen qytetarët.

Gjilani në mungesë të projekteve zhvillimore po i përjeton momentet më të rënda, që nga pas lufta. Me një qeverisje jo profesionale dhe me një opozitë të lodhtë, Gjilani ka kohë që është anashkaluar nga Qeveria e Kosovës.

Rruga e Prishtinës, Autostrada, rruga e Bujanocit dhe ajo e Ferizajit kanë mbetur si mos më keq, sikur të mos ketë institucione ky vend.

Qytetarët ndërkaq janë dorëzuar dhe i kanë humbur shpresat se diçka do të bëhet mirë nga ky pushtet i LVV.

Mobi Casa

Fatmiri një qytetar gjilanas mendon se Gjilani e ka humbur kuptimin e funksionimit të një komune normale.
“Ne jemi në krizë si qytet dhe si komunë që ka pasur pretendime të jetë e zhvilluar dhe me progres të merituar. Asnjë projekt kapital nuk po ndodhë në këtë qytet. Kam votuar për ndryshim po jam penduar sepse vërtet po e përjetojmë ndryshimin e tmerrit dhe të kapitullimit” tha ky qytetar.

Elmiu një qytetar tjetër mendon se qytetarët gjilanas duhet të ngirisn zërin dhe të jenë më aktiv kundër mos zhvillimit dhe ngecjeve të mëdha në të gjitha fushat.
“S`kemi ku të ankohemi sepse edhe opozita po bëjnë hajgare dhe po e shikojnë interesin e vet. Lumir Abdixhiku 700 mijë euro të holla veç në emër të partisë i ka inkasue, a në Gjilan vjen veç kur ka ndonjë interes të vetin. Me këtë strategji opozita ka mu lodh duke mrizue dhe duke i ndihmue Albin Kurtit me qëndrue hala në pushtet”.

Zaimi një qytetar tjetër thotë se Gjilanit i duhen vite për ta rikthyer namin dhe zhvillimin.
“Këta të LVV po mendojnë veç për veti kurse popullin e kanë braktisur kaherë. Mos vet për neve kush po na udhëheq e kush po na mbanë ligjërata, se si duhet të zhvillohet vendi. Historia nuk do na e fal këtë lëshim e gabim që lejuam fëmijët ta udhëheqin Kosovën” tha Zaimi./rajonipress/