ARKATANA

Gjilani në mbështetje të TIKA-s shpërndan mekanizim për 40 fermerë

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Komuna e Gjilanit, në mbështetje të Agjencionit shtetëror turk TIKA, ka shpërndarë sot mekanizimi bujqësor për 40 fermerë të Gjilanit, në vlerë prej mbi 30 mijë euro.Në shpërndarjen e mekanizimit ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani dhe koordinatori i TIKA-së në Kosovë, Ejup Javuz Umutlu.

“Sot po përfitojnë 40 farmerë, ndërkaq planifikojmë që nga buxheti i Komunës edhe 100 farmerë të tjerë të trajtohen, në mënyrë që të krijohet një mundësi maksimale e shfrytëzimit të tokës dhe stabilitet në punë. Uroj që bujqit të kenë rezultatet më të mira, thjeshtë pronat e tyre t’i shndërrojnë në vende të punës. E falënderoj kryetarin për mbështetjen maksimale, sikur edhe agjencionin TIKA”, tha në fjalën e tij drejtori i bujqësisë, Ramiz Ramadani.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar agjencionin TIKA për mbështetjen, theksoi se bujqësia në Gjilan vazhdon të jetë prioritet i qeverisjes.

“Përmes Ejup Umutlu, e falënderoj qeverinë e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin në bujqësi, arsim e siguri. Jemi krenarë me këtë partneritet. Bujqësia, siç ua kam thënë në vjeshtë, është prioritet i qeverisjes. Pa e punuar tokën tonë, askush nuk mund të ndihet i pavarur. Zoti na e ka falë tokën e mirë dhe bereqeti fitohet nëse punohet”, tha Haziri.

Uji Dea

“Do të mundohemi që familja bujqësore të mos ketë shpenzime sepse Komuna po ua ofron mekanizimin, pastaj farën, plehun dhe më vonë edhe subvencionimin e naftës. Do t’ju mbështesim sivjet edhe me mekanizim tjetër. Ne jemi zonë tipike bujqësore dhe është gjynah që të mos punohet toka që na e ka falë Zoti. Bujqit janë heronjtë e Gjilanit dhe janë ata që po e mbajnë këtë vend. Unë jam krenar për mundin dhe për punën tuaj”, ka shtuar kryetari Haziri.

Koordinatori i TIKA-së në Kosovë, Ejup Javuz Umutlu, ka thënë se Turqia është në dijeni që Kosova ka potencial bujqësor, duke shfaqur shpresën se ky nuk do të jetë donacioni i fundit në bujqësi.

“Ky nuk është projekti i parë që e kemi realizuar në sektorin e bujqësisë dhe shpresoj që nuk do të jetë i fundit. Siç e theksoi kryetari, Kosova ka një tokë të bereqetshme dhe ne jemi në dijeni për këtë dhe në të ardhmen jemi të bindur se do të jemi pran bujqve për ta shtruar dorën tonë të mbështetjes për zhvillimin e bujqësisë së më shumë. Vëllazëria mes dy popujve na motivon neve më shumë që ta shtrojmë dorën e mbështetjes në të gjithë sektorët me mundësitë tona buxhetore”, tha Umutlu.

Gjatë javëve në vazhdim, Drejtoria e Bujqësisë e Gjilanit pritet të shpërndaj edhe subvencione të tjera për bujqit e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.