Eko Higjiena

Gjilani në krizë të rezultateve

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Skuadra e Gjilanit ka pësuar humbje nga Malisheva me rezultat 3:2, ne ndeshjen e xhiros së 23-të të Superligës e Kosovës në futboll e cila u zhvillua në Gjilan.

Me këtë humbje ‘Skifterat’, i kanë vështirësuar punët vetës në garën për mbijetesë në Superligë, ndërsa më meritori për triumfin e Malishevës ishte superylli Drilon Hazrollaj i cili shënoi hattrick.

Gjilani kaloi e para në epërsi. Senad Jaroviq e shënoi golin e parë për Gjilanin në minutën e nëntë.

Eco Higjiena

Hazrollaj më pas në minutën e 19-të dhe të 40-të nga penalltia, e kaloi Malishevën në epërsi. Gjilani arriti të barazoi rezultatin në minutën e 77-të, golin e shënoi Kushtrim Shabani.

Pikët e plota, Malisheva i siguroi me golin e minutës së 86-të, të shënuar nga Hazrollaj që tani ka 15-të gola të realizuar në elitën e futbollit kosovar.

Me këtë humbje, Gjilani mbetet me 22 pikë në vendin e tetë, ndersa në javën e ardhshme e pret një takim i vështirë, pasi luan ndeshjen kundër Llapit në Podujevë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.