United Hospital

Gjilani në kërkim të fitores së parë me Prishtinën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Për shumë dashamirë të futbollit të “kuq e bardhëve” të Gjilanit takimi i të dielës në mes Gjilanit dhe Prishtinës do të jetë shumë interesant pasi skuadra e Gjilanit nga ky takim pret fitore.

Është për tu mos besuar Gjilanasit asnjëherë nuk e kanë mposhtur Prishtinën pas luftës së fundit në Kosovë, duke bërë me dije se Prishtinasit për Gjilanasit ka qenë “mac e zezë” në futbollin e Kosovës.

Nga 24 takime sa janë zhvilluar 16 fitore kanë shënuar “bardh e kaltërtit” e Prishtinës ndërsa 8 takime kanë përfunduar me rezultat të barabartë. Të vetmen fitore kuq e bardhët e kanë shënuar në vitin 2000 ne kuadër të Super Kupës së Kosovës.

Rreth këtij takimi trajneri i Gjilanit Sedat Pajaziti thekson se ka ardhur dita që Prishtina të mposhtet :”Me gjithë rezultatet e dobëta të Prishtinës, ne në asnjë moment nuk do ta nënçmojmë kundërshtarin, Prishtina gjithmonë ka qenë skuadër e madhe, dhe gjithmonë ka ditur në momentet vendimtare të dal nga kriza”.

ARKATANA

Pajaziti thekson se kësaj radhe skuadra e Prishtinës do të gjunjëzohet në Gjilan: “Jemi skuadër më cilësore, e dimë se është një skuadër shumë e papërshtatshme për skuadrën tonë, por kësaj radhe ne do ta ndërpresim këtë seri të zezë të djelmoshave të mijë, kjo do t1i takon të kaluarës”.

Trajneri Pajaziti i cili me mjaft sukses po e udhëheq ekspeditën e tij në Superlig lidhur me takimin me Prishtinën për rajonipress tha se për këtë sfidë të gjithë futbollistët i kam në dispozicion.”Përpos fitores nuk pres asgjë tjetër, kërkoj nga tifozët tanë “Skifterat”, që të na përkrahin në mënyrë sportive dhe në numër të madh, këtë fitore do të ja dedikojmë pikërisht tifozëve tanë të cilët na përkrahin në çdo sfidë futbollistike”.

Sipas burimeve të brendshme të skuadrës së Gjilanit, pritet një numër i madh i shikuesve në shkallët e stadiumit ku sipas tyre kjo do të jetë një fitore e pritur për një kohë shumë të gjatë./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.