Uji Dea

Gjilani në fokus të kryetarëve të komunave të Europës për trashëgiminë kulturore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjatë ditës së sotme, Gjilani ka qenë në fokus të autoriteteve përfshirë kryetarë komunash nga Europa, e përfaqësues nga organizatat e rëndësishme për trashëgiminë kulturore.

Pas seminarit dyditor që ka nisur sot në Gjilan për trashëgiminë kulturore, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetaren e komunës Beaulieu-lès-Loches të Francës, Sophie Matadier, njëherit kryetare e asociacionit të komunave për trashëgiminë kulturore, kryetarin e Komunës së Velesit në Maqedoni, Cadiev Slavko, zëvendësambasadoren e Francës, sikurse edhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Muzeu i Kosovës dhe organizata që merren me trashëgiminë kulturore.

Uji Dea

Temë qendrore e takimit ka qenë krijimi i rrjetit të komunave për trashëgiminë kulturore, për ruajtjen dhe avancimin e këtij sektori shumë të rëndësishme të shoqërisë.
Delegacioni i sipërpërmendur ka vazhduar me vizita në objektet me rëndësi kulturore në Gjilan.

Ndërkohë, nesër seminari për trashëgiminë kulturore i vazhdon punimet, ku edhe do të dalin konkluzione se si të veprohet në funksion të zbulimit, ruajtjes dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.