Hidromorava

Gjilani në finale të kupës pas 21 vitesh

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – SC Gjilani është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në futboll pas 21 vitesh. Skuadra e Gjilanit për herë të fundit në finale ishte në stinorin 2002, ku kishte pësuar disfatë nga Besiana me rezultat 2:1.

Gjilani ishte finalist i Kupës në tri stinore radhazi, 2000, 2001 dhe 2002, por arriti ta fitoj vetëm një herë atë në vitin 2000.

Gjilani ishte skuadra e parë pas luftës e cila kishte shijuar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale Besianën me rezultat 1-0, me golin të cilin e pati shënuar Besnik Kollari në minutën e 76-të.

“Skifterat” në vitin 2001, në finale e famshme ishin takuar me rivalin e përbetuar Dritën. Takimi në kohën e rregullt kishte përfunduar me rezultat 1-1. Golin e epërsisë në minutën e 20-të e kishte shënuar Muharrem Sahiti i Gjilanit, ndërsa në minutën e 88-të Llumnica barazon në 1-1.

Pas ekzekutimit të penaltive, Drita i’u kishte gëzuar fitores me rezultat 7-6, duke u bërë fituese e Kupës së Kosovës.

Golashënues nga pika e bardhë për Gjilanin ishin: Jerliu, Kollari, Sadriu Halili, Ajeti, Muji ndërsa gjuajtjen e Halim Hodait e mbron portieri Zeqiri. Ndërsa, tek Drita nga pika e bardhë të saktë ishin Bakiu, Llumnica, Ismajli, Isufi, Statovci, Salihu e L.Sahiti.

FIDANISHTJA

Në vitin 2002, Gjilani kishte arritur të kualifikohet përsëri në finale, por kishte pësuar disfatë nga Besiana me rezultat 2:1.

Gjilani kishte kaluar e para në epërsi me golin e shënuar nga Zeqiri në minutën e 9-të, por Besiana arriti që të rikthej rezultatin me dy golat e shënuar nga Kushtrim Munishi.

Skuadra e Gjilanit pas plot 21 vite do të shijonë finale e Kupës së Kosovës ku do të ballafaqohet me Prishtinën.

Ndërsa, pas plot 23 vitesh ka mundësi ti gëzohet Kupës së Kosovës, nëse mposhtë Prishtinën në finale e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për këtë finale të Kupës së Kosovës pritet numër rekord i shikuesve “Skifterave”, të cilët pritet të udhëtojnë drejt kryeqendrës për të përkrahur klubin e zemrës së tyre – Gjilanin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.