UBT

Gjilani në Drenas zhvilloi ndeshjen e saj më të dobët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Skuadra e Gjilanit ishte e detyruar ndeshjen e javës së 12-të ta zhvillon në Drenas në cilësinë e vendasit, për shkak dënimit nga ana e Komisionit Disiplinor pas sulmit ndaj arbitrit anësor Meriton Berishën.

“Minatorët” e Trepcës’89 edhe në javën e parë të garave e kishte mposhtur Gjilanin me rezultat 4=1, ndërsa në këtë javë e mposhti me rezultat 2-0.

Futbollistët e Gjilanit gjatë 90 minutave nuk kanë arritur asnjëherë të rrezikojnë portën e portierit Beqirit, duke zhvilluar një lojë tejet të dobët.

Futbollistët e Trepcës’89, atakuan në portën e Haxhihamzës në minutat 25 e 26 nëpërmjet Manajt e Pirës por ishin të pasuksesshëm.
Rrjedha e kësaj ndeshje ndodh në minutën e 59-të, arbitri Burim Jahmurati nuk akordon penallti për Gjilanin, pasiqë me dorë kishte luajtur mbrojtësi i Trepcës’89 Rron Statovci.

UBT

Në kundërsulm në minutën e 60-të, Arb Manaj gjendet bukur në zonë duke e mposhtur Haxhihamzën e Gjilanit, dhe për të kaluar skuadrën e tij në epërsi 0-1.

Pesë minuta më vonë Engjëll Hoti nga 17 metra me goditje të fort e të saktë e detyron Haxhihamzën ta nxjerr topin nga rrjeta e tij.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani” i dëshpëruar ka deklaruar.
“Në këtë ndeshje asgjë nuk na shkoi për dore, siç duket futbollistët e mijë i ka kapur euforia e suksesit kësaj edhe ju kam friksuar, na mbetet të përmisohemi pasiqë ka ende shumë ndeshje për tu zhvilluar”.

Gjilani në javën e ardhshme do të takohet me Ferizaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.