FIDANISHTJA

Gjilani ndërton shtëpinë e 16-të për familjet në nevojë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Familja gjashtë anëtarëshe e Fatmir Jusufit nga Gjilani, e cila ka jetuar në gjendje të mjerueshme të banimit, nga sot e tutje do të bëjë jetë me dinjitoze, ngaqë në bashkëpunim me donatorin, familjen Bajrami gjegjësisht pronarin e biznesit ”Creative Ceramika” si dhe Komunën e Gjilanit ia kanë ndërtuar shtëpinë e re moderne.Çelësat zyrtarisht ia dorëzoi familjes Jusufi kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe donatori, Lulzim Bajrami.

Në një fjalën e rastit, kryetari Haziri tha se fondi për banim social në Gjilan është treguar jashtëzakonisht i suksesshëm falë donacioneve dhe solidaritetit të madh të qytetarëve.
“Dëshirojë të uroj për festën e Kurban-Bajramit si dhe dëshirojë të falënderoj Lulin për gjestin dhe solidaritetin që ka treguar për ndërtimin e kësaj shtëpie, e cila është e 16-ta në kuadër të aksionit për banim social. Kjo familje le ta gëzojë shtëpinë dhe uroj që të ketë apo edhe të përsëriten shembuj të tillë sepse nuk është vetëm mesazh i festës, është mesazh i gjithë neve që të ndajmë bashkë gjithçka që kemi me njerëzit që kanë nevojë”, është shprehur kryetari Haziri.

Ndërkaq donatori, Lulzim Bajrami, është shprehur i lumtur që kësaj familje ia mundësuan të jetojë në kushte të mira të banimit.
“I uroj familjes Jusufi, për shtëpinë e re që iu është ndërtuar, gjithashtu falënderoj kryetarin Haziri për iniciativën e ndërmarrë për organizimin e Gala Mbrëmjes dhe na ka nxitë secilin që ka mundësi për të kontribuar në këtë drejtim”, është shprehur donatori Bajrami.

Mobi Casa

Nga ana e tij, kryefamiljari Fatmir Jusufi ka falënderuar kryetarin Haziri dhe donatorin Lulzim Bajrami për ndërtimin e shtëpisë, duke i nxjerrë nga gjendja e mjerueshme e banimit.

Kretari Haziri ka paralajmëruar se gjatë këtij viti do të përfitojnë edhe 4 familje me ndërtim të shtëpive me çelësa në dorë, që e çon në 20 numrin e shtëpive të ndërtuara pas organizimit të gala mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, apo tetë më shumë se që ishin premtuar në këtë mbrëmje.

Përveç kësaj, nga aksioni humanitar kanë përfituar 40 familje në meremetim të shtëpive, ndërkaq 37 të tjera në pagesë të qirasë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.