RCCOLA

Gjilani ndërton 7 ura në Karadak, Haziri i lumtur që ua lehtësuan jetën banorëve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit në dy vitet e fundit ka ndërtuar shtatë ura në Grykën e Karadakut, përkatësisht në fshatrat, Haxhaj, Selishtë e Dunav.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës atje, ka thënë se ndihet mirë që ua lehtësoi qarkullimin banorëve të Karadakut.

“Ka qenë jetë e rëndë e banorëve të Grykës së Karadakut sepse iu mungonin kushtet elementare të qarkullimit. Këto ura e kanë lehtësuar jashtëzakonisht shumë jetën e tyre. Jam shumë i lumtur për këtë. Përveç këtyre, ne kemi punuar shumë në kuadër të katërshes infrastrukturore, derisa si projekte kapitale është shkolla në Haxhaj dhe palestra në Zhegër”, ka thënë Haziri.

Fundamenti

Kreu i Gjilanit ka theksuar se kjo zonë, sidomos me hapjes së kufirit Stançiq-Bellanoc, po bëhet vend rekreacioni e turizmi.

“Gryka e Karadakut është bukuri e Zotit e cila deri tani nuk është shfrytëzuar. Me investimet tona graduale, tash e tutje besoj që turizmi këtu do të zhvillohet jashtëzakonisht shumë”, ka thënë Haziri./rajonipress/