Gjilani nderon veprën e Xhavit Ahmetit në 24-vjetorin e vdekjes tragjike

Gjilan – Në 24-vjetorin e vdekjes tragjike të prof. dr. Xhavit Ahmeti, përfaqësues të Komunës së Gjilanit, kanë bërë homazhe tek busti i tij në kampusin e shkollave të mesme dhe tek lapidari në fshatin Përlepnicë.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka thënë se gjithmonë do të përkulen para veprës së madhe të Xhavit Ahmetit, duke thënë se ai ka qenë i të gjithëve, jo vetëm i familjes.

“Profesor Ahmetin e kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit në nivel të Kosovës dhe veçanërisht të Gjilanit. Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Xhavit Ahmeti, me inicim të kryetarit Lutfi Haziri, Gjimnazin e Shkencave Natyrore e kemi emërtuar me emrin e tij, sikur që e kemi vendosur bustin e tij në kampusin e shkollave të mesme. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, ka thënë Gagica.

Ndryshe, vdekja tragjike e gjeti Xhavit Ahmetin në një mision të rëndësishëm, derisa së bashku me një delegacion të Kosovës po shkonin në Beograd, për të mbrojtur arsimin shqip./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).