Eko Higjiena

Gjilani nderon me mirënjohje Dr. Dagmar Fucsh për kontributin në arsim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit e ka nderuar sot me mirënjohje përfaqësuesen e programit të GIZ-it, Dr. Dagmar Fucsh për kontributin që ka dhënë dhe po jep për ngritjen e kapaciteteve në fushën e arsimit për mësimdhënie, menaxhim e komunikim.

Në ceremoninë e dhënies së mirënjohjes ishte i pranishëm kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, drejtor shkollash e mësimdhënës të komunës së Gjilanit.

Kryetari Haziri ka vlerësuar kontributin e madh të zonjës Fucsh, duke shprehur mirënjohjen e madhe të Gjilanit dhe të qytetarëve të saj për ngritjen e kapaciteteve në fushën e arsimit, që është një nga shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit.

ARKATANA

Haziri ka ripërsëritur se sektori i arsimit është prioriteti i parë i qeverisjes së tij vetëm e vetëm që të krijojnë një sistem modern dhe të qëndrueshëm të edukimit sa më të mirë të gjeneratave të reja.

Drejtori Nazmi Musa tha se arsimi në Komunën e Gjilanit ka përfituar donacione në vlerë prej mbi 150 mijë euro për projekte të ndryshme si: trajnime, vizita studimore në Gjermani, Slloveni, inventar për shkolla, tabela lëvizëse e ngjyra për përmirësim të mësonjëtoreve për nxënës.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e programit të GIZ, Dr. Dagmar Fucsh ka falënderuar kryetarin Haziri dhe drejtorin Musa për mirënjohjen, duke konfirmuar se ndihmesën edhe në të ardhmen për sektorin e arsimit, që është një nga shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.