FIDANISHTJA

Gjilani nderon dëshmorin Zija Shemsiu në 30-vjetorin e rënies

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Përfaqësuesit e institucioneve komunale të Gjilanit me kryetarin Lutfi Haziri, nënkryetarin Rexhep Kadriu dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë nisur sot me homazhe tek lapidari në fshatin Përlepnicë dhe tek varri i tij në varrezat e fshatit përuljen në 30 – vjetorin e rënies së dëshmorit Zija Shemsiu, i cili dha jetën për lirinë e vendit.

Në emër të institucioneve të lokale ka folur nënkryetari Rexhep Kadriu i cili ka thënë se takimi sot ka qëllim përkujtimin e njërit nga ata që e bëri me emër të pashlyer Përlepnicën, Gjilanin, Anamoravën dhe Kosovën.

“Duke e kujtuar figurën heroike të bashkëvendësit tonë Zija Shemsiu, i cili qëndron i skalitur në lapidarin e fshatit, përkrah Xhavit Ahmetit, figura këto që na bëjnë të mburremi dhe jemi krenar që vendlindja jonë dha emra të përmasave kombëtare”, ka thënë në fjalën e tij Kadriu.

Mobi Casa

Në këtë ngjarje ka folur bashkëveprimtari Zahir Kamberi dhe ish Komandanti i Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, kanë folur për jetën, veprimtarinë, guximin dhe vendosmërinë e Zija Shemsiut për lirinë e Kosovës nga okupimi.

Të pranishmit në emër të familjes i ka falënderuar profesori Rexhep Shemsiu. Ndërsa, në orën 15:00 në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, sot mbahet akademi përkujtimore në shënim të 30 – vjetorit të rënies së dëshmorit Zija Shemsiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.