Fundamenti

Gjilani ndan mirënjohje për më të suksesshmit e bujqësisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë sot mirënjohje edhe për më të suksesshmit e sektorit të bujqësisë , në kuadër të shënimit të ditëve të lirisë.

“Calabria” është nderuar për partneritetin strategjik për zhvillimin e sektorit të pemëtarisë dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e industrisë së mishit dhe sektorit të blegtorisë në përgjithësi, Muhamet Shala, për rezultatet e arritura në sektorin e bujqësisë në përgjithësi dhe lavërtarisë në veçanti, ndërsa USAID- programi AGRO, për partneritetin strategjik në të gjitha fushat, e në veçanti për kontributin e dhënë në zhvillimin e sektorit të perimtarisë.

FIDANISHTJA

Komuna ka ndarë edhe një mirënjohje Post Mortum për Ramadan Hamidin, për kontributin, angazhimin dhe rezultatet e arritura në zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi dhe në veçanti ngritjen e sektorit të lavërtarisë dhe perimekulturës në komunën e Gjilanit.

Kryetari Haziri dhe drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë thënë se ky është një vlerësim i vogël i Komunës karshi punës së madhe që kanë treguar të sipërpërmendurit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.