Hidromorava

Gjilani ndaj Drenicës, gjithçka e përfundojë në pjesën e parë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në javën e 30 Gjilani me lehtësi ka mposhtur skuadrën nga Skenderaj Drenicën me rezultat 2-0

Me këtë fitore “bardh e kuqët” e Gjilanit kanë tubuar 61 pikë duke e ruajtur pjesën e epërme të tabelës së klasifikim kur kanë mbetur edhe tri javë gjerë në mbyllje të kampionatit.

“Bardh e kuqët” me atë se çka treguan gjatë 90 minutave kanë mundur së paku të shënojnë edhe pesë herë në rrjetën e portierit të Drenicës Arion Ymerit.

Gjilanasit në minutën e tretë kanë mundur nga pika e bardhë të shënojnë pasi më herët Kushtrim Shabani ishte penguar nga Lushtaku.

Fiton Hajdari e ekzekuton penaltinë por arbitri nga Peja Gramos Shala ja anulon duke shkaktuar huti tek gjithë të pranishmit në stadium dhe këtu dëmtohet skuadra e Gjilanit rëndë.

Në minutën e 22 futbollisti nga Bregu i Fildisht Keita Razak shënon gol të bukur për 1-0.
Keita Razak i cili është në formë tejet të mirë në minutën e 34 shënon edhe një super gol duke e detyruar portierin Ymeri ta nxjerr topin nga rrjeta e tij.

Në këtë pjesë të parë të vetmen gjuajtje për mysafirët në minutën e 43 e bën Përparim Osmani por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës.

UBT

Në pjesën e dytë futbollistët mysafirë asnjëherë nuk rrezikuan portën e Kenan Haxhihamzës i cili në ndeshjen e sotme ishte i papunë.

Raste të mira shënimi për Gjilanin kishin Plaku, Razak, Hajdari, Progni por gjuajtjet e tyre përfundonin jashtë portës.

Gjilani nga minuta 75 mbetet me dhjetë futbollist pasi Armend Halili ndëshkohet për herë të dytë me karton të verdhë

Në minutat shtesë të ndeshjës në minutën e 94 Abazi i mysafirve godet horizontalen për pak sa nuk shënon.

Trajneri i Drenicës Fadil Rama pas ndeshjës ka deklaruar: “Ndeshjen e filluam duke e respektuar shumë Gjilanin kjo na u hakmor pranuam gola shumë naiv, ndërsa neve na mbetet që në tri ndeshjet e fundit ta sigurojmë mbijetesën dhe në këtë besoj shumë”

Ndërsa trajneri i Gjilanit Gentian Mezani pas 90 minutave ka deklaruar
“Ishte një ndeshje me shumë rëndësi kishim primare tri pik këto i realizuam ishim të kujdesshëm gjatë tërë ndeshjes ndërsa për ndeshjen e derbit kemi një javë të plotë ta analizojmë”

Në javën e 31 Gjilani luan si mysafire në derbin e qytetit me Dritën./rajonipress/