ARKATANA

Gjilani mposhtet në Suharekë nga Ballkani

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Skuadra e SC Gjilanit në ballafaqim me Ballkanin në javën e 30 të Superligës së Kosovës në futboll, është mposhtur me rezultat 1:0. Në një ndeshje mjaft interesante, skuadra e Ballkanit arriti me shumë mund ta mposht Gjilanin, duke e marrur kreun e tabelës.

Rastin e parë vendasit e kishin në minutën e 40, Jashanica gjuan nga afërsia, por portieri Ena Koliqi shpëton gol të sigurt. 2 minuta më vonë, Mirlind Daku, gjuan bukur por edhe kësaj r\radhe Ena Koliqi shpëton portën e tij. Në fund të të pjesës së parë, Progni harkon e me kokë Nikaq qëllon vetëm syllen pingule të portierit Luljanoviq.

Eco Higjiena

Në minutën e 58, Armend Thaqi i vetmuar me Ena Koliqin, por ky i fundit pret goditjen e Thaqit. Gjilani kishte rast shënimi në minutën e 65, nëpërmjet Fiton Hajdari por portieri Luljanoviq shpëton gol të sigurt. Vendasit arrijnë të shënojnë në minutën e 71, nëpërmjet Mevlan Zekës, që në fund doli të ishte goli i fitores për Ballkanin. Skuadra e Gjilanit kanë mundur shumë lehtë të barazojnë rezultatin në minutat shtesë, pasiqë Progni nga goditja e dënimit gjuan furishëm por portieri vendas shpëton portën e tij.

Me këtë fitore Ballkani merr kreun e tabelës me pikë të barabarta me Dritën nga 64 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në pozitën e 4 me 43 pikë. Në javën e ardhshme, Gjilani do të jetë nikoqirë i Drenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.